AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 17:32

Kreu i KQZ hedh poshtë shifrat e pjesëmarrjes: Nuk janë zyrtare

Kreu i KQZ hedh poshtë shifrat e pjesëmarrjes: Nuk janë zyrtare

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka deklaruar se shifrat e dhëna nga zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha nuk janë zyrtare dhe as të konfirmuara.

Qëndrimi i tij është në vijim edhe të deklaratave të mëparshme.

“I qëndroj deklaratës, të dhënat për pjesëmarrjen nuk janë zyrtare. Shifrat janë marrë përmes rrugës elektronike nga Qendrat e Votimit për në KZAZ dhe më pas në KQZ. Shifrat nuk janë të konfirmuara zyrtarisht”, shprehet Zguri.