TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka denoncuar se sipas informacioneve që ajo ka, në qendrën e votimit nr. 0216, është mbyllur dera dhe po plotësohen fletët e votimit.
“Ne Qv nr. 0216 Berdice e Mesme ka 2 orë qe eshte mbyllur dera. Komisioneret jane brenda. Sipas informacioneve qe kemi, po plotesojne fletet e votimit duke perdorur numrat e kartave ID qe i marrin duke u telefonuar qytetareve dhe duke ua kerkuar ate”, thotë Ademi.
Denoncimin e Ademit, Dosja.al tentoi t’a verifikonte, por në informacionet e deritanishme, kjo gjë rezulton e pavërtetë.