AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 17:27

E diela e pushimit! Meta nuk i ndahet pozave në pishinë, foto edhe me ish-futbollistin e Kombëtares

Pas fotos me këshilltarin e tij, Tedi Blushi, presidenti Ilir Meta nuk ndalet me pozat në pishinë.

Kësaj herë presidenti ka dalë në foto edhe me ish-futbollistin e kombëtares, Klodian Duro.

Ka qenë ky i fundit, ai që e ka publikuar foton në rrjetin e tij social, Instagram ku edhe shkruante: Ditë e kaluar në pishinë me presidentin.