TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Laert Vasili, i cili shfaqet në televizionet shqiptare si analist politik, ka komentuar edhe veshjen e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Vasili, në studion e News24, ka thënë se veshja e Ramës, është për t'u patur zili.
"Është një veshje për t’u pasur zili. Është kryeministri i vendit, por mos harroni, se në Paris, në masakrën terroriste, vendosi të shkonte me tre stilolapsa. Edhe që një kryeministër të dërgojë shtatë letra e kundërshtari të mos përgjigjet, nuk është parë askund".
Ditën e sotme, kryeministri kishte veshur pantallonta të shkurtra të gjera, kombinuar me çorape të gjata gri dhe një xhaketë me shami të bardhë. Ky shpërthim i Edi Ramës, mendohet se lidhet me dëshirën për të zhvendosur vëmendjen, nga farsa elektorale që po zhvillohet, në votimet pa opozitës, pas të cilave Rama do të akumulojë pushtet absolut.
/TPZ.al/
