AKTUALITET, 19 Mars 2018, 12:02

Shifrat alarmante, zbulohet sa të inkriminuar janë në sistemin e burgjeve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjona, ka lajmëruar nisjen e vettingut në sistemin e drejtësisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Gjonaj shkruan se  ky është hapi i parë që është marrë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga element të inkriminuar.

inkriminuar burgje

Postim i plotë

Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht. #reformaneburgje