AKTUALITET, 19 Mars 2018, 11:44

VIDEOLAJM/ Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga, bllokon qarkullimin

Moti i keq në vend ka shënuar dhe aksidentet e para, pasi një kamion ka dal nga rruga mëngjesin e sotëm dhe ka bllokuar qarkullimin për disa minuta.

Siç shihet dhe në video, kamioni është i tonazhit të rëndë dhe ka bllokuar të gjithë qarkullimin.

 Radha e makinave është e gjatë, por ka nisur puna për zhbllokimin e aksit rrugor në Qafën e Muzinës.