TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vladimir Putin, ka fituar zgjedhjet presidenciale me një rezultat të thellë, prej 76% të votave. Ajo që ka rënë në sy, është fakti se deri në këto momente, asnjë nga liderët e vendeve perëndimore, nuk e ka uruar për rizgjedhjen në postin e presidentit, edhe për gjashtë vite të tjera.
Megjithatë, Putin ka marrë urime nga udhëheqës të vendeve të tjera, si Kina. Presidenti Xi Jinping, e ka uruar Putin dhe është shprehur se partneriteti i Kinës me Rusinë, "është në nivelin më të mirë në histori".
Putin është uruar nga liderët e Kazakistanit, Bjellorusisë, Venezuelës, Bolivisë dhe Kubës.
Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit, janë thelluar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Britani, ku një ish spiun i Britanisë, është helmuar. Qeveria britanike ka akuzuar Rusinë, për këtë ngjarje.
/TPZ.AL/