TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nisi punen sot mbledhja e parë e komisionit hetimor për Saimir Tahirin. Mbledhjen e ka hapur kreu i komisionit, demokrati Edi Paloka, duke njoftuar edhe zgjedhjen e sekretares së komisionit.
Pas tij, fjalën e ka marrë deputetja e PS-së, Felaj, e cila ka deklaruar: “Në mbledhjen e parë të komisionit, ligji e përcakton qartë se çfarë bëhet, kryetari deklaron qëllimin e ngritjes, detyrat e komisionit dhe planin paraprak të hetimit. Hetimi nuk mund të hapet që sot, se duam të dëgjojmë planin paraprak të hetimit dhe pastaj rezervojmë të drejtën të shprehemi”- tha ajo.
Deputeti Sterkaj propozoi emrin e Klotilda Ferhatit si sekretare e cila më pas edhe u votua.
Debate pati edhe mes deputetit bashkim Fina dhe kryetarit Edi Paloka, për zbatimin e procedurës.
Ndërsa Alibeaj deklaroi se komisioni duhet të vazhdoi pa probleme, ndërsa grupi i të majtëve kërkoi të caktohen orare për të mos pasur shtyrje.
Komisioni shty për të vazhduar ditën e hënë.