AKTUALITET, 19 Mars 2018, 11:00

VIDEO/ Shqipëria e pushtuar nga uji!

Përsëriten gjithnjë e me keq historitë e përmbytjeve në Durrës. Videot e fundit sjellin situata të dhimbshme, teksa njerëzit të detyruar të mbërrijnë në destinacione, punë apo emergjenca të tjera ecin mes ujit, që u mbërrin deri në brez.

permbytje ne dures

 Makinat janë mbuluar nga uji, e sa për dëmet mund të merret lehtë me mend se cfarë ndodh.

Ndërkohë situatë krejtësisht e papranueshme edhe në urbanët e qytetit. Në këtë video të postuar nga JOQ mund të shihni se uji e ka përmbytur lagjen.

Ndërkohë reshjet e shiut të rëna që prej pasdites së djeshme kanë sjellë përkeqësim të situatës së përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sipërfaqja e tokave që janë nën ujë është rritur.

Rreth 2520 hektarë tokë janë nën ujë, ndërkohë që banorët ngrenë alarmin për ujë të pijshëm dhe rezerva ushqimore për bagëtitë.

Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

https://www.youtube.com/watch?v=KGqLColsASo

Edhe në jug të vendit situata nuk paraqitet e qetë. Një shkarje masive ka ndodhur në rrugën Tepelenë–Gjirokastër për shkak të reshjeve intensive gjatë natës.

Rruga është dëmtuar në orën 5 të mëngjesit në vendin e quajtur Uji i Ftohtë dhe lëvizja bëhet vetëm me një kalim.

Autostrada është e bllokuar dhe për të mundësuar kalimin e mjeteve është vendosur një patrullë policie.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjetet për të bërë largimin e masivit të dheut.

https://www.youtube.com/watch?v=HjJ9O-GrsG8

TPZ.AL