TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sherr për motive banale mes dy vëllezërve ka agravuar në përdorimin e mjeteve të forta.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Burrelit, pikërisht në Rremull ku vëllai është konfiktuar me të vëllanë për një grumbull gurësh dhe më pas e ka goditur me mjete të forta në kokë.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e policisë, që ka parandaluar konfliktin e mëtejshmëm, duke vënë në pranga 44-vjeçarin.
Kështu bëhet e ditur se është arrestuar në flagrancë, Romeo Lika, i cili nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo pasi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.
“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për një grumbull gurësh në rrugën e fshatit Rremull, në afërsi të banesave së tyre ka goditur me mjete të forta në kokë vëllain e tij shtetasin F.Lika 55 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje””, – thuhet në njoftimin e policisë.