AKTUALITET, 19 Mars 2018, 09:54

Frrokaj në gjykatë, nis seanca për vlerësimin e masës, gazetarët nxirren nga salla/VIDEO

Frrokaj në gjykatë, nis seanca për vlerësimin e masës,

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka mbërritur sot në mëngjes në gjykatë nënë masa të rrepta sigurie.

Forca të shumta policie kishin rrethuar Frrokajn, i cili zbriti nga një furgon policie për tu drejtuar ambienteve të brendshme të gjykatës.

Salla e gjyqit është bërë gati, ndërkohë që Frrokaj është pritur nga shumë mbështetës të tij. Ndërsa gazetarët nuk do të jenë pjesë e seancës për vlerësimin e masës së arrestit. Kjo pas kërkesës së prokurorit të çështjes, i cili i kujtoi gjykatës se masa e arrestit duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të paraqitjes së provave të cilat mund të përbëjnë sekret dhe nga ana tjetër rrezikohet prishja e tyre.

“Fran Frrokaj, Fran Frrokaj, Fran Frrokaj”, dëgjohet të thonë mbështetës të shumtë që kanë rrethuar gjykatën.

[gallery columns="1" ids="82151,82152,82153,82154,82155"]