AKTUALITET, 8 Maj 2019, 13:47

Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, kërkohen 33 vite burg për 3 persona

Shfrytëzuan të miturën për prostitucion, kërkohen 33


Prokuroria ka kërkuar dënimin me 33 vjet burg për tre persona, të arrestuar në 2016 për shfrytëzimin e një vajzë të mitur.

Konkretisht 15 vite burg Prokuroria ka kërkuar për Elton Drapin dhe Enea Sinanin, për veprën penale të ‘Trafikimit të të miturve’. Ndërsa 3 vite burg është kërkuar për Salie Kovaçin për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’.

Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2013, ku Melida Lekica në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me një prej të pandehurve, Enea Sinanin që punonte kamarier tek bar "New York".

Vajza i përkiste një shtese vunerabël, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej.

Sinani ka përfituara nga situata e vajzës për t’ia dorëzuar të pandehurit tjetër Elton Drapi, i cili e ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion.