AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 22:56

Aksident në Librazhd–Përrenjas, dy të plagosur rëndë

Aksident në Librazhd–Përrenjas, dy të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sonte në mbrëmje në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas.

Aksidenti ndodhi në hyrje në Librazhdit. Si pasojë, dy persona janë plagosur rëndë. Dy te plagosurit janë shtetasit Mikel Mona dhe Olsi Kopaci nga fshati Xhyrë

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.