AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 23:27

Berisha mposhtet vetëm në kohën shtesë, portieri shqiptar shkëlqen sërish me Spalin

Berisha mposhtet vetëm në kohën shtesë, portieri shqiptar

Mbrëmjen e sotme startoi edhe java e dytë e Serisë A me ndeshjen mes Bolonjës dhe Spalit, ekip ku aktivizohet portieri Etrit Berisha. Sfida përfundoi me rezultatin 1-0 për të besuarit e trajnerit Sinisha Mihajloviç, i cili pavarësisht nga gjendja shëndetësore, sërish i drejtoi nga afër të besuarit e tij.

Edhe në këtë ndeshje, si në sfidën e kaluar, gardiani i Kombëtares së Shqipërisë ishte nga më të mirët në fushë për të tijtë dhe është meritë e tij nëse rezultati përfundimtar ishte vetëm 1-0.

Berisha shpëtoi portën në disa raste nga gola të sigurt, megjithatë iu desh të dorëzohej në minutat shtesë të takimit pas një goli me kokë të mesfushorit Soriano. Kështu, Spali nuk ia doli sërish të marrë pikët e para për këtë kampionat, ndërsa nga ana tjetër Bolonja shijoi suksesin e parë për këtë sezon.