AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 09:07

Atentati/ ‘Më plasi celulari në dorë”, ish-mësuesi i dënuar për vrasje transportohet në Tiranë. Copa metali në trup

Atentati/ ‘Më plasi celulari në dorë”,


Transportohet në Tiranë, në Spitalin e Traumës Eljus Thartori, ish-i dënuari për vrasje, që u plagos mbrëmë pas një atentati në Vlorë teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij.

Ai ishte i dënuar me 10 vite burg, dënim që nuk e kishte penguar që të bëhej mësues fizkulture në një shkollë 9-vjeçare.

Mësohet se ai është dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore që donte ndërhyrje të specializuar.

Burime bëjnë me dije se ai ka treguar se “i plasi celulari në dore”, çfarë bën të dyshosh se përveç armës ka patur edhe lëndë plasëse.

Mësohet gjithashtu se ai ka pasur copa metali në trup, në momentin që është transportuar në spitalin e Vlorës.