AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 22:40

“Nis shkarkimi i punonjësve në bashkitë e djathta”, Berisha: Kanë hequr dhe gra

“Nis shkarkimi i punonjësve në bashkitë e djathta”,

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim në të cilin thotë se në Bashkinë e Skraparit, ka nisur operacioni “fshesa” për të hequr punëtorët nga puna.

Sipas denoncimit bëhet me dije se kryetari i ri i Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, ka hequr nga puna mbi 10 punonjës të thjeshtë dhe jo drejtues.

“Narkomonistet u vene fshesen punonjesve gra dhe burra te bashkive qe uzurpuan! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Sb Persh Doktor ! Jam nji qytetar i Corovodes sot kryetari i ri i Bashkis Adriatik Mema ka hequr mbi 10 veta punojes te thjesht jo drejtus. Ca shteti eshte ky mo doktore heq hallexhinj na puna njeres qe vuajn per buken e gojes . Te injorehen kshu ne kete menyre pa asnji lloj motivi . Me shum se gjysma jan femra . Edvin Droga tha nuk do preket asnji femer nga puna. Respekte Doktor!”, është ky postimi i Berishës.

Pak ditë më parë në një tjetër bashkinë, në atë të Selenicës, kryetari i ri Pëllumb Binaj, hoqi nga puna mbi 15 punonjës, kryesisht të pastrim-gjelbërimit.