AKTUALITET, 30 Gusht 2019, 22:33

FOTO/ Si u masakrua në 2016-ën nga policia i riu nga Korça që i shpëtoi sot atentatit

Juxhin Kulla, personit të cilit iu bë atentat pak minuta më parë në qytetin e Korçës, ka qenë edhe para tre vitesh personazh në media.

Në qershorin e 2016-ës, atëherë 31 vjeç, ndaj Kullës u ushtrua dhunë fizike nga policia e Korçës.

Konfrontimi fizik mes tij dhe shefit të Seksionit Kundër Narkotikëve, bëri që SHKB të ndërmerrte një hetim për rastin.

Ja çfarë ndodhi në qershorin e 2016-ës:

Konfrontimi fizik mes një 31-vjeçari nga Korça dhe shefit të Seksionit Kundër Narkotikëve, ka bërë që SHKB të ndërmarrë një hetim për rastin.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 të së premtes, në një pikë loto-sporti, përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti”, ku sipas dëshmitarëve okularë, dy automjete janë afruar te lokali dhe prej tyre kanë zbritur një grup personash të veshur civilë dhe me antiplumb. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, kur ata janë afruar menjëherë te lokali dhe në ato momente, Juxhin Kulla është larguar me vrap.

Kujtojmë se, Kulla ka tre dënime në Shqipëri, i fundit me 8 vite për lëndë narkotike.