TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri shqiptar është arrestuar nga Policia e Korfuzit pasi kishte tentuar që të vriste bashkëkombasin e tij 38-vjeçar.
32-vjeçari nga Shqipëria, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ishte vetëdorëzuar në Polici ku edhe kishte rrëfyer ngjarjen.
Sipas mediave greke, gjithçka nisi pas një sherri disa ditë më parë në Dassia të Korfuzit, ku 32-vjeçari goditi shqiptarin tjetër me kaçavidë në kokë.
I riu është shtruar në spital ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në paraburgim.