AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 12:33

Deklaratat e Trump, kërcënon Maduro: Jemi gati për luftë nëse…

Deklaratat e Trump, kërcënon Maduro: Jemi gati për luftë


Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha se vendi i tij ishte “i përgatitur për betejë” nëse SH.B.A. imponon një izolim dhe tha se i dërguari i tij në OKB do të denoncojë kërcënimin që e quajti “të paligjshëm” përpara Këshillit të Sigurimit.

“Ne të gjithë jemi të përgatitur për betejë nëse dikush përpiqet të imponojë një izolim ose bllokadë Venezuelës”, tha Maduro, duke folur në një event në shtetin e La Guaira të Premten pasdite, duke shtuar se kërcënimi tregon vetëm “dëshpërimin dhe acarimin” e qeverisë amerikane.

“Jo me Venezuelën! Është porosia ime për imperializmin kriminal,” tha Maduro.

Ai i dha përgjigje deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump të enjten, kur ai u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se po konsideronte një bllokadë ndaj Venezuelës për shkak të “përfshirjes së huaj” të Rusisë, Kinës dhe Iranit.