TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një konferencë për mediat nga zyra e BE tha se çështja e Teatrit Kombëtar është një çështje e politizuar dhe se nuk është ai i cili duhet të thotë nëse duhet një godinë e re apo jo.
Sipas tij kjo i takon autoriteteve shqiptare.
“Kjo çështje është shumë e rëndësishme, pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare që janë përfshirë shumë ndjesi, ndjenja, dhe është një çështje delikate por edhe e politizuar.
Nuk na takon ne që të themi duhet të ketë një ndërtesë të re apo rinovim të ndërtesës së vjetër, këtë e thanë autoritetet shqiptare. Pozicioni ka qenë mjaft i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar”, u shpreh Soreca.