AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 11:02

Dhunë ndaj bashkëjetueses, tenton ti përdhunojë vajzën, arrestohet 33 vjeçari

Dhunë ndaj bashkëjetueses, tenton ti përdhunojë vajzën,


Një person që ka dhunuar pjesëtarët e familjes është arrestuar në Fier.

Policia tha se 33-vjeçari N. D. ka ushtruar dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte, duke e çuar atë drejt tentativës së vetëvrasjes.

Po ky person ka ngacmuar seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij.

Në një njoftim për media, policia bëri të ditur se ka vënë në pranga 33 vjeçarin N. D., banues në Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes.

Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33-vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.