TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos dekretojë pr/ligjin për Teatrin Kombëtar, për të cilën tha me siguri se do votohet nga mazhoranca.
Deputeti demokrat deklaroi votën e tij kundër nga foltorja e Kuvendit.
“Kjo nuk është një seancë e thjeshtë. Kjo është një senacë ku testojmë moralin ndaj atyre që kanë votuar. Tani është momenti për të treguar kush është me moralin e kush është me krimin. Ju do ta miratoni ligjin, i keni mbyllur sytë. I keni mbyllur veshët. Ligji do shkoj në presidencë. Shpresoj që presidenti të ngrihet në lartësinë e duhur dhe mos ta dekretojë. Ligji do kthehet këtu ju do ta votoni dhe më pas do ti vini minat Teatrit”, tha Alibeaj.