TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Balla i ka përsëritur Lulzim Bashës edhe një herë padinë që ka bërë kundër tij në Gjykatë dhe i tha se e priste të martën.
Balla po ashtu deklaroi se dy të kërkuarit për “Toyota Yaris”, kanë financuar dhe çadrën e PD-së.
Pjesë nga deklarata e Ballës
Nuk e harroj fjalën e Topallit kur thoshte se ky të rren se sa është ora. Po ta them dhe një herë që Balili ka qenë kandidati jot, në 2009 dhe 2010-tën. Unë po të pres në gjykatë ditën e martë, të përballesh atje. Dy persona t në kërkim mbaj përgjegjësi që kanë qenë dhe financues të çadrës tënde. Çoje kokën, dhe mos bëj siç bëre në rrugën e Kombit që ike me raporte mjekësore.
Balla i flet për luftë Bashës: O Lul, ne do ta vazhdojmë këtë luftë deri sa… Vokshi: Balla, kreu i botës së nëndheshme
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se ndërtimi i Teatrit lajmi më i mirë dhe këtë e di e di edhe Luli dhe Saliu.
“Nëse me luftë Luli kupton vepra që na bëjmë të ndihemi krenar, po o Lul, jo vetëm që e kemi hapur këtë luftë, por do ta vazhdojë o Lul këtë luftë deri sa të kemi transformuar e modernizuar çdo qytet të vendit”, theksoi Balla.
Ai tha se opozita ka kundërshtuar çdo projekt qeveritar që më pas ka rezultuar sukses.
“Ndërtimi i TK është lajmi më i mirë këtë e di edhe Luli dhe Saliu, por problemi është se ata e shohin çdo lajm të mirë për shqiptarë, s lajm të keq për opozitën, sot po protestoni, po dreqi e hëngrët për çfarë? Ju nuk keni ca bëni, as ekip, as program, me thoni një ide që keni sjellë se për të protestuar keni protestuar për gjithçka.
Protestë deri ditën që u mor vendimi i negociatave, pastaj protestë për 600 mijë refugjatë që do vinin, ishit gati për grevë urie, pastaj shpikët Babalen, e kur të dalë këtë Bablen e partisë ku do e çoni?
Pashë dje që te Teatri protestonte Strazimiri. U gëzova shumë që Strazimiri kishte shkuar pa pisqollë, se ai me pisqolle shkon për protestë te këndi i lojërave. U bashkua edhe Jari te protesta”, shtoi.
Vokshi: Balla, kreu i botës së nëndheshme
Pas tij, fjalën e mori deputetja demokrate Albana Volsi, e cila e quajti Ballën “kreu i botës së nëndheshme (krimit)”.
Ajo e akuzoi kreun e grupit parlamentar për përfshirje me krimin dhe lidhje me paratë e gjetura në dy Toyota në Durrës, tashmë të sekuestruara me urdhër të prokurorisë.