TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë në spital 65-vjeçari Shyqyri Toshkollari i cili u përplas nga një makinë në Divjakë.
“Rreth orës 13:10, në fshatin Mërtish, Divjakë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin Sh.T, 65 vjeç, banues në Mërtish, Lushnje.
Drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur këmbësorin është larguar nga vendngjarja”, njoftoi Policia.
65-vjeçari u dërgua në Spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore, e më pas ndërroi jetë.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit, njoftoi Policia.