AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 13:00

“Teatri”, Berisha thirrje shumicës: Ndaluni more, çfarë bëni, jeni të droguar të gjithë

“Teatri”, Berisha thirrje shumicës: Ndaluni more,

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë për tu ndalur për votimin e ligjit. Me tone të ashpra Berisha se ky është është një akt dështimi.

“Unë kërkoj anulimin e menjëhershëm të këtij akti supermafioz, a ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për teatrin duhet të ishte me superurgjencë parlamentare”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata

Nuk ka krim më të shëmtuar, akt, dëshmi më flagrante të shndërrimit në mafie të kësaj pseudomaxhorance sesa procedura urgjente e ligjit për të shkatërruar një simbol kombëtar, në dekada.

Unë kërkoj anulimin e menjëhershëm të këtij akti supermafioz, a ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për teatrin duhet të ishte me superurgjencë parlamentare, kur e keni shndërruar vendin në eksportuesin kryesor të krimit në Evropë, jeni bërë simbole të nxira, fytyrë katran të krimit, drogës, larjes së parave, vrasjes shtetërore në zyra, gazi i dheut me aktet tuaja makabre kriminale nuk dini të ndaleni, ndaluni more për një moment se pas kësaj që po bëni qëndrojnë milionë para të “Toyota Yaris”, kamionëve, drogës, që sillni dhe eksportoni nga vendi në Evropë.

Berisha flet prerë: Teatri, vjedhje e paimagjinueshme e Ramës. Ja kush e vendos fatin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në adresë të Ramës, teksa ka thënë se pas shembjes së Tearrit Kombetar fshihet një vjedhje e paimagjinueshme e kryeministrit.

Kur BE shtyu negociatat për në fund të 2019, ju garantoj deri në gjysmën e dytë të 2021, këtu do jemi, në vend të paraqitet sot në Kuvend një program, plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga KM  paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, i TK, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja ndaj cdo gjëje, por vecanërisht në artin e kulturën, pasi vet i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar shkarravit gjithë jetën. Shqiptarët presin cdo bëjë kuvendi, pas goditjes së tmerrshme që morën, pas 13 kushteve, kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një axhendë, të vjedhë cdo orë, e cdo ditë, kjo që ndodh me Teatër është vetëm vjedhje, me një procedurë të paimagjinueshëm. Fatin e tij e përcaktojnë artistet, artistet dhe vetëm artistët”- tha Berisha.