AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 12:32

“Mos lëviz policia”, arrestohet shpërndarësi i drogërave të forta, shokët e tij….

“Mos lëviz policia”, arrestohet shpërndarësi i

Policia e Vlorës ka finalizuar dy operacione, duke sekuestruar disa doza me lëndë nakrotike të forta.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar një person dhe për disa të tjerë ka nisur procedim në gjendje të lirë.

Njoftimi i plotë

Në Vlorë e Sarandë, finalizohen dy operacione të drogërave të forta.

Sekustrohen 59 doza Heroinë, 23 doza Kokainë dhe një sasi lekësh cash.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin ”Red”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Dashamir Ademi, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit D.B., 20 vjeç, dhe M.L., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit Dashamir Ademi pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D.B., dhe M.L..

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.

_____

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin ”White”, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç, banues në Tiranë,

Jurgen Hoxha, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në lagjen ”Nr.1”, me 23 doza Kokainë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.