TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen Tahiri. Prokuroria kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit dhe Gjykatës Penale, të cilat e liruan ish-ministrin, Saimir Tahiri nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Saimir Tahiri
Prokuroria kërkon që Tahiri të marrë masën arrest me burg. Gjykata Penale dhe ajo e Apelit në Tiranë vendosën të linin në hetim në gjendje të lirë ish-ministrin Tahiri.
Tahiri është në hetim që nga tetori i 2017-ës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Deri më tani, prokuroria ka kërkuar në mënyrë sistematike arrest me burg për ish-ministrin.
Tahiri është liruar nga çdo post në PS që prej nisjes së hetimeve. Dy muaj më parë ai dorëzoi mandatin e deputetit për t’i hapur rrugë hetimeve.