AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 15:08

Vasili akuza Ramës: Gënjeshtar, shet riparime në vend të spitalit të ri në Fier

Vasili akuza Ramës: Gënjeshtar, shet riparime në vend të
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimeve të kryeministrit Rama për investimet në spitalin e Fierit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI akuzon kreun e qeverisë se gënjen qytetarët, pasi në vend të një spitali të ri në Fier, po bëhen vetëm riparime të spitalit ekzistues.

REAGIMI I PLOTE
Kryeministri genjeshtar shet riparime ne vend te spitalit te ri ne Fier.

Qe ky kryeminister nuk ka turp kete e di i madh dhe i vogel.
U shqye dhe promovon video, bardh e zi dhe me ngjyra, me riparime ne spitalin e Fierit ne vend te spitalit ri.
Po ky kryeminister ulerinte ne kupe te qiellit si i marre ne 2013 qe do te bente spital te ri ne Fier.
I pagoi qe ne 2014 Kryeministri edhe projektin studios Atelier 4 me parate e Ministrise se Shendetesise per spitalin e ri ne Fier.

Ku eshte spitali i ri?
Pse genjen kryeministri per spitalin e ri?
Ç’lidhje ka riparimi i spitalit te Fierit me spitalin e ri te premtuar qe ne 2013?
A ka turp ky kryeminister kur shet riparimet per spital te ri?

Po pres shpjegimin idiot te radhes, por qe te mbylle gojen ky kryeminister sigurisht ne paste turp,po ju tregoj edhe maketin e paraqitur nga Atelier 4 per spitalin e ri ne Fier ne polikliniken e spitalit.