TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka falënderuar SHBA-të, pas premtimit për dhënien e 100 milionë dollarëve, për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera në luftën kundër koronavirusit.
“Një falënderim të veçantë për solidaritetin e SHBA me vendin tonë në këto momente kritike. Një mik në nevojë është një mik i vërtetë”, shkruan Kreu i Shtetit në rrjetet sociale, ndërsa shpërndan mesazhin e ambasadores amerikane.
Me një shënim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-ve bëri të ditur se kjo ndihmë do të shkojë për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, për luftën ndaj koronavirusit.