TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot pas publikimit të përgjigjes nga kompnia celulare, në të cilën shkruhej se mesazhi i dërguar në telefonin e Eni Vasilit, nuk është dërguar nga kryedemokrati. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se në shoqëri të lirë duhet të mbizotëroje e vërteta dhe transparenca, dhe mesazhi i rremë është një akt i shëmtuar.
“Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari. T’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen”, shprehet Basha, duke shpërndarë mesazhin e Sekretari të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone.
Sot është sqaruar dhe misteri i SMS-së që iu dërgua moderatores Eni Vasili gjatë intervistës së saj me kryeministrin Edi Rama. Gazment Bardhi ai që ka publikuar letrën e kompanisë telefonike “Vodafone Albania”, e cila bën me dije se pas verfikimeve të kryera mesazhi nuk është dërguar nga numri i Lulzim Bashës por nga një platformë e huaj.
Mesazhi “i dërguar” nga telefoni i kryedemokratit trazoi ujërat e politikës shqiptare. Mesazhi, që sipas Vasilit, ka shkuar nga numri i telefonit të Lulzim Basha, kishte si përmbajtje “Eni, pyete kryeministrin, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?”. Gazetarja nxorri edhe screenshotin (fotografi e ekranit), që sipas saj, provonte se pyetja kishte ardhur nga adresa e Bashës.