AKTUALITET, 20 Mars 2020, 16:55

SHBA premtoi 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit, Basha mesazh falënderimi: Ne nuk jemi vetëm

SHBA premtoi 100 milionë dollarë për luftën kundër

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka falënderuar SHBA-të, pas premtimit për dhënien e 100 milionë dollarë, për të ndihmuar Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19.

“Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira!”, shkruan Basha në rrjetet sociale, ndërsa shpërndan mesazhin e ambasadores amerikane .

Më herët, me një shënim në rrjetet sociale, ambasada amerikane sqaroi se kjo ndihmë shkon për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, për luftën ndaj koronavirusit.