TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi kompania celulare Vodafon deklaroi se mesazhi që lexoi dy net më parë gazetarja Eni Vasili teksa intervistonte kryeministrin Edi Rama nuk ishte dërguar nga Lulzim Basha, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon Ramën dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla se kanë falsifikuar mesazhet në emër të kryetarit të opozitës, Basha. Sipas Palokës, mesazhet false njësoj si maskat e skaduara e kanë efektin zero.
REAGIMI I PALOKËS
Shefi i lodhur e i kapur gafil dhe Tao Yaris, ne keto dite beteje me virusin, falsifikojne mesazhe per kryetarin e opozites. Perdite lufte politike kunder opozites per te hequr vemendjen nga deshtimi i tyre total! Por mesazhet fallco njesoj si maskat e skaduara e kane efektin zero. Njerezit kane sy e veshe dhe e kuptojne lojen e felliqur!!
Vini gishtin kokes dhe beni detyren para se te jete vone