TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet shëndetësore britanike i bëjnë thirrje mjekëve dhe infermierëve që kanë dalë në pension, që t’i bashkohen ekipeve mjekësore për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mediat angleze shkruajnë se shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) i kanë kërkuar 65,000 infermierëve mjekëve që kanë dalë në pension gjatë tre viteve të fundit, që t’i bashkohen skuadrës që po ‘lufton’ këtë virus.
Thirrje u është bërë dhe studentëve të vitit të fundit të mjekësisë dhe infermierëve, të cilëve po u ofrohet mundësia për të marrë role të përkohshme me pagë të plotë për të rritur kapacitetin e vijës së parë.