TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, me 46 nënshkrime të deputetëve. Express raporton se nga LDK-ja nënshkrimet nuk i kanë dhënë kryeparalamentarja Vjosa Osmani dhe dy deputetët, Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli.
Se do t’i dorëzonin nënshkrimet sot, ka njoftuar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi. Megjithatë, nga partia e Isa Mustafës kanë deklaruar se do të presin reflektim nga kryeministrit Albin Kurti deri në fund të orarit zyrtar. LDK-ja për mocionin ka marrë mbështetje deri më tani nga tri parti opozitare, AAK, Nisma dhe AKR.
PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së. Për të kaluar mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti, Lidhjes Demokratike iu duhen 61 vota.