AKTUALITET, 20 Mars 2020, 18:21

Dramatike/ 627 viktima brenda 24 orëve në Itali, shkon në 4032 numri i të vdekurve


Ditën e sotme  numri i  viktimave në Itali ka shkuar në 4032 nga COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit  kanë humbur jetën 627 persona mes tyre edhe pesë mjekë të tjerë.

Ndërsa sipas mediave fqinje  mësohet se edhe  numri i të infektuarëve është rritur sot ndjeshëm, në rreth 47 mijë.

Ndërkohë ekspertët kanë  paralajmëruar se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet që të marrë  masat më të ashpra sigurie për të bllokuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Italia është goditur mjaft rëndë nga koronavirusi dhe numri i të vdekurve, ka kaluar edhe Kinën, vendin ku u shfaq fillimisht Covid-19.