AKTUALITET, 20 Mars 2020, 18:05

Askush nuk mund ta shkatërroj Shqipërinë më mirë se vetë shqiptarët

Askush nuk mund ta shkatërroj Shqipërinë më mirë se

Nga Ilir Demalia

Askush nuk mund ta shkatërroj Shqipërinë më mirë se vetë shqiptarët.

Kjo foto e LDK-së sot e mbledhur për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, (nuk jam partizan i Kurtit) në një moment ku nuk dihet asgje me situatën që po kalon bota dhe si do të jenë vendosjet e reja të interesave të fuqive të medha gjeopolitike dhe ekonomike, ku Kosova ende nuk ka as themele shtetrore dhe as fuqi ekonomike dhe po kështu shteti shqiptar i 13-ës, këta mblidhen për të rrezuar qeverinë. Ketë e bëjnë vetëm shqiptarët në të dy anët e shtetit shqiptar.

Kjo situate më sjell ndërmend historinë e Konferncës së Londrës në 1913. Nikoll Pashiçi kryeministri Serbisë në atë kohë, pranoj në Traktatin e Londrës, Shqipërinë si shtet, duke marrë pjesën e Kosovës.

Sot do të ndodhë ajo që Serbia do të njohë Kosovën pasi të ketë marrë Trepçen dhe Veriun e Kosovës dhe Kosova do të ngelet një pakuptimësi gjeografike, politike dhe etnike.

Këtë strategji po e ndihmon Isa Mustafa me LDK-në dhe Thaçin e Haradinajn për të ruajtur interesat e tyre të një sundimi banditesk-ekonomik në Kosovë kundër interesave të shqiptarëve edhe me demagogun propogandues Baton Haxhiu.

Pasi njohu Shqipërinë si shtet në 1913 në Londër, kur u kthye në Beograd, u prit me protesta të mëdha nga populli dhe Parlamenti. Ne fjalën e tij në Parlament pas një fjalimi të shkurtër Pashiç tha: - E njoha Shqipërinë si shtet, pasi askush nuk mund ta shkatërroj Shqipërinë më mirë se vetë shqiptarët. Ne na duhet një Shqipëri e vogël fizikisht, e coptuar politikisht dhe e varfër ekonomikisht.