TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar një video, e cila sipas tij tregon shndërrimin e një prej qendrave shëndetësore në vend.
“MIRËMËNGJES dhe me bindjen, që pak nga pak edhe sytë e atyre që s’duan ta shohin ndryshimin, do të hapen përballë shembujve të njëpasnjëshëm të ndryshimit, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.
Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë, madje duke e etiketuar edhe me terma të tillë si “psikopat”.
“Ik o psikopat”-shkruan një komentues.
Një tjetër qytetar ironizon kryeministrin, ndërsa shkruan se “Uuuueeeeee rrofsh sa malet se na e ndrite Shqiperine,….populli do pune e buke, jo beton qe reklamon ti”.
Gjithashtu një tjetër shkruan “Ti s ke spitale e po mburresh per Ambulanca”.
Më tej, një tjetër shkruan “Ske as krevate te QSUT o hajdar se i ke pacientet tu u shtri neper stola e dysheme me bo nje serum,e na trego perralla ktu”.
Ja disa nga komentet e qytetarëve:










