AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 13:30

Seanca e KPK-së, qytetarët akuza gjyqtarin: Lubonja na ka grabitur!

Seanca e KPK-së, qytetarët akuza gjyqtarin: Lubonja na ka grabitur!

Ditën e sotme gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet për pasurinë qe ka bërë gjyqtari nuk janë të sakta dhe ai ka fshehur pasurinë.

Ndërkohë që disa banorë të cilët kishin ardhur nga Korça kanë akuzuar para mediave gjyqtarin Lubonja se ju ka grabitur pronat.

“Jam Baki Myrtollari pronari një prone në fshatin Myrtinjë të Korçës dhe po ju them se ky person na ka grabitur pronat nëpërmjet çekanit të qelbur të drejtësisë.

Unë e kam denoncuar për arsye se është një mafia e madhe e grabitjes së pronave në Korçë dhe po grabëllorohen pronat e korçarëve. Mediat të investigojnë sot kanë marrë pronën time që e kam me ligj.”

Relatorja: Gjyqtari Sotiraq Lubonja ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë. Lubonja ka në pronësi një shtëpi banimi në Korçe me dy kate të fituar me kontratë dhurimi.Është konstatuar se ka mospërputhje të deklarimit të bërë me sipërfaqen e truallit. Gjyqtarit Lubonja i është kërkuar të deklarojë se kur ishte ndërtuar saktësisht kjo shtëpi.

Pas përfundimit të hetimeve rezulton se vlera e banesës është më e madhe se ajo që ka deklaruar gjyqtari Lubonja. Në lidhje me dhuratën e nënës me vlerë 4 mln e 75 lekë nuk ka dokument që të justifikojë të ardhurat e nënës. TPZ.AL