TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka prangosur në flagrancë me 103 gram Kokainë 26 vjeçarin Darvisjano Doku, banues në Shijak.
Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnje.
Droga ishte fshehur brenda mjetit tip “Renault”.
Njoftimi i policisë:
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Finalizohet operacioni i koduar “Kristali”.
Sekuestrohen 103 gram lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Në vijim të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, nga shërbimet e policisë në Komisariatin e Lushnjes në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Kristali”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Darvisjano Doku, 26 vjeç, banues në Shijak.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rotondo e Savrës” Lushnje, gjatë orëve të natës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Renault”, u gjetën dy qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e peshë totale rreth 103 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal. TPZ.AL