TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestua 23 vjeçarin Renald Canaj banues në Tiranë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin : Renald Canaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Canaj ka kaluar me semafor të kuq në rrugën e “Kavajës” dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga uniformat blu nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes.
Njoftimi i policisë:
Ky shtetas në rrugën e “Kavajës” ka kaluar me semafor të kuq dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal. TPZ.AL