TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lirimit nga Gjykata e Fierit, pasi u arrestua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, flet shefi i stacionit të policisë së Patos Flamur Veliu.
Veliu mohoi faktin se kishte qenë i dehur, po ashtu ai tregoi se nuk ishte përfshirë në një aksident ditën kur u arrestua, por mjeti i tij vetëm sa kishte prekur një makinë.
Reagimi:
Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshire në aksident. Makina që drejtoja thjesht është ferkuar me një automjet tjetër. Nuk kam qene i dehur.
Testi alkoolit është bere disa ore pas ngjarjes. Jam lënë i lirë pas fërkimit të mjeteve me pas jam shoqëruar në komisariat ku me është bere testi i alkoolit, në shkelje ligjore. Dua te vendos dinjitetin ne vend dhe ja le në dorë drejtësisë.
Sugjeroj SHÇBA te mos merret me gjera te vogla por te hetoj korrupsionin me njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri. Unë kam qene shef komisariati dhe jetoj ne nje shtëpi 70 m2. Ata qe kane qene ne vendin tim sot jane bere milionera. Kane vila e biznese. TPZ.AL