AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 12:11

Protesta e nxënësve në Mengël, PD padi policisë së Elbasanit

Protesta e nxënësve në Mengël, PD padi policisë së

Pas protestës së djeshme nga nxënësit dhe prindërit për hapjen e shkollës në fshati Mëgël të Elbasanit ku u dhunuan nga policia, PD ka hedhur në gjyq efektivët.

Nxënësit kërkojnë hapjen e shkollës ‘9-vjeçare, pasi kanë vështirësi për të udhëtuar dhe zhvilluar mësimin disa kilometra larg në Elbasan.

Deputeti i Partisë Demokratike përmes Luçiano Boçit ka bërë kallëzim penal për komisariatin e Elbasanit. Në padinë e siguruar nga gazetari Fatmir Popja për ‘BalkanËeb’ thuhet se policët kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.

Protesta

Protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9-vjecare në Mengël të Elbasanit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike. Ata kërkuan hapjen e shkollës së tyre, e dëmtuar nga tërmeti para një viti, ndërsa në shenjë kundërshti bllokuan rrugën për gati 6 orë.

Protesta nisi prej orës 12:00, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijëve erdhi duke u rënduar, nga lodhja dhe uria.

Protestuesit u ulën në mes të rrugës dhe bllokuan qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Në videot e publikuara dje, shiheshin fëmijë që qanin, madje kishte dhe nga ata që ishin plagosur në fytyrë. TPZ.AL