TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar 37 vjeçarin Albert Peqini pasi është autori i plagosjes së 29 vjeçarit me iniciale B.S., në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen ‘5 Maji’.
Autori është grindur me viktimën për motive të dobëta më pas e ka plagosur me thikë.
Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, falë një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes së shtetasit B.S., 29 vjeç, ndodhur në datë 01.10.2018.
Ndalohet shtetasi Albert Peqini, 37 vjeç, banues në lagjen “5 Maj” Elbasan.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Albert Peqini, gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambjentet e jashtme të një lokali në lagjen “5 Maj” , Elbasan, ka plagosur me thikë shtetasin B.S.
Materialet i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal. TPZ.AL