TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama lidhur me rastin ‘Xhisiela’.
Ajo deklaroi se Rama po mbron kriminelët , më tej akuzoi policinë dhe Prokurorinë se nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunës.
“Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë. Prokuroria nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunës.
Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën.”-Deklaroi Kryemadhi.
Deklarata:
Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë.
Prokuroria nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunës. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën. Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminalet. Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën.
Të shkosh në dyert e shtetit sot është njësoj si të shkosh në gojën e ujkut. Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli. Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Shqiptarët të mos e besojnë Ramën, pasi është e keqja më e madhe e këtij vendi. TPZ.AL