TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit të lajmit nga Policia e Shtetit mbi arrestimin e dy punonjësve të tatimeve për korrupsion, ka reaguar Sali Berisha.
Përmes një statusi në “Facebook” publikon mesazhin e një qytetari dixhital, ndërsa ai denoncon se si zëvendësministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë kanë tentuar që të lirojnë Artan Krojin, njëherësh ky edhe kryetar i PS në njësinë bashkiake nr.3 në Tiranë.
Postimi:
“Zevendes ministri i jashtem dhe titullare te tjere ne mbrojtje te hajdutit kriminel!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirembrema doktor rreth ores 6 sot arrestohet nga antikrimi ekonomik kryetari i ps per minibashkin nr 3 njekosish titullar ne hetimin tatimor mesa mesova zevens ministri jashtem dhe disa titullar jane turrur tek drejtoria e policis per ta liruar”, shkruhet në denoncimin e Berishës.
Mbrëmjen e djeshme deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi pohoi se policia mbante të fshehtë arrestimin e zyrtarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Artan Kroj. Demokrati tha se nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.
Inspektorët Gentian Elezi, 29 vjeç dhe Artan Kroj, 37 vjeç, si dhe shtetasi me inicialet P.H., 43 vjeç, i shpallur ne kerkim, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe iu merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lekë për çdo rast. TPZ.AL