TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, është pyetur nëse do të dalë nga zyra, kur të paraqitet policia. Ademi ka thënë se do t’ju japë një kafe policëve.
“Që të them se nuk jam e shqetësuar, gënjej. Jo vetëm si qytetare, por edhe krytare e Bashkisë. Ka një mobilizim të jashtëzakonshëm, të strukturave policore, ushtarake, strukturave të prokurorisë, strukturave kriminale, që veprojnë me urdhër.
Policia nuk vjen tek zyra ime. Nëse vjen do t’i ofrojë një kafe, të ulen të rrinë institucionalisht. Nëse do më nxjerrin me dhunë, edhe mund ta bëjnë, por shpresoj të kenë ngelur prokurorë dhe gjykatës, që të bëjnë diçka. Më shqetëson fakti se në Shkodër, nuk kemi drejtor të burgjeve, ka dhënë dorëheqjen para katër ditësh.
Nëse punonjës të paidentifikuar, do të veprojnë pa një urdhër për të hapur çdo godinë, ne do të veprojnë në bazë të ligjit. Do përdorim fjalën, do e monitorjmë, regjistrojmë, filmojmë, do i drejtohemi prokurorisë. Do bëjmë ç’është e mundur”.