AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 23:08

“Po u bënë zgjedhjet e 30 qershorit, lë mandatin”- Deputeti i “ri” në Parlament bën paralajmërimin e fortë

“Po u bënë zgjedhjet e 30 qershorit, lë mandatin”-

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një deklaratë të fortë në Open, në Top Channel, i “ngacmuar” edhe nga Alfred Peza, i cili e pyeti nëse i qëndron deklaratës së tij të mëhershme për të lënë mandatin, nëse mbahen zgjedhjet e 30 qershorit.

Maliqi pohoi se nëse zgjedhjet e 30 qershorit mbahen, ai është i gatshëm të lërë mandatin, por që sipas tij ato që do mbahen në 30 qershor nuk quhen zgjedhje pasi do të kundërshtohen e dhe nga vetë Amerika dhe do krijohen probleme të tjera.