TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka diskutuar lidhur me arsyet përse intelektualët në Shqipëri, nënshtrohen përballë pushtetit, njëlloj si në diktaturë.
“Kjo që the ti për intelektualët, funksion e njëjta skemë, nënshtrimi ndaj pushtetit, jo nga frika si në atë kohë, por për interesa të tjera ekonomike. Mungesa e ndjeshmërisë, ndaj këtyre gjërave, më duket më tronditëse.
Ne nga diktatura kishim një imunitet dhe nuk e lamë Saliun të bëhej diktator, në 97-tën ra, edhe ne 2013, nuk e lamë. Tani ky ka krijuar një projekt më të rafinuar. Nuk është thjesht personi, i gjithë sistemi që degradoi. Ka përgjegjësi edhe opozita, sepse nuk përfaqësonte gjë tjetër, vecse ata oligarkë dhe media që pastaj i mori Rama.
Në këtë kuptim populli është i papërfaqësuar. Janë me mijëra shqiptarë që marrin rroga nga 200-300 mijë lek. Cfarë ka premtuar opozita për këta njërëz? Ajo që presin këta është të vijnë në pushtet, të lidhen prap me Ulajn, Zamirin.
Cfarë duhet të bëjë opozita? Intelektualët, në fund fare, njerëz janë, njeriu do jetojë”.
/TPZ.al/