AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 22:00

Tepelenasit këngë Ramës, Shehi: Kryeministri ka degraduar!

Tepelenasit këngë Ramës, Shehi: Kryeministri ka degraduar!


Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi komentoi këngët që tepelenasit i këndonin Edi Ramës.

Shehi tha në emisonin "Të Paekspozuarit" se këngët kushtuar Ramës në Tepelenë tregojnë degradimin total të kreut të qeverisë.

“Kjo është për të qeshur. Një njeri që vjen nga arti, që konsiderohet intelektual ka degraduar në këtë formë.

Akoma ruhet kultura e Enver Hoxhës dhe kjo është tmerr. I këndohet këtij Nastradinit tamam si Enver Hoxhës”, tha Shehi.