BOTA, 14 Mars 2018, 11:29

Ngordh qeni gjatë fluturimit me avionin, kompania merr përgjegjësinë

Kompania amerikane e fluturimeve “United Airlines” ka marrë përgjegjësinë për një qen që ka ngordhur në aeroplan gjatë udhëtimit nga Hjustoni në Nju Jork.

‘Ky aksident tragjik nuk duhet kurrë të ndodhi sërish”, ka deklaruar kompania ajrore.

Dëshmitarët thanë se përgjegjësi i fluturimit i kishte kërkuar njërit prej pasagjerëve që kafazin ku mbante qenin ta vendoste tek bagazhet.

Më vonë mjeku tha se nuk e dinte që në çantë kishte një qen.

“Ne marrim përsipër përgjegjësinë e plotë për këtë tragjedi dhe i shprehim ngushëllimet tona pronarëve dhe u shprehim atyre mbështetjen tonë”, deklaroi “United Airlines”.

Kompania ajrore theksoi gjithashtu se për këtë rast kanë nisur hetimet në mënyrë që në të ardhmen mos të ndodhin të tilla ngjarje.

Kompania theksoi gjithashtu se kafshët nuk mund të vendosen kurrë në bagazhet e sipërme të aeroplanit.

Ndërsa mediat amerikane raportojnë se mungesa e oksigjenit mund të jetë shkaku që qeni të ketë ngordhur.